Faqja kryesore‎ > ‎

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në Programin Erasmus + në Universitetin e Granadas, në Spanjë.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentë e staf akademik dhe administrativ të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime

-          Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës

-          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

-          Shkëmbimin e stafit administrative për trajnim

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor(studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

-   Doktoraturë

Kohëzagjatja e bursave:

-      Bachelor ( 1 semestër )

-      Doktorantët ( 6 muaj )

-         Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë plus dy ditë udhëtim)

-         Shkëmbimi i stafit administrativ për trajnim (5 ditë plus dy ditë udhëtim)

Fushat e studimit:

Për nivelin e studimeve Bachelor Universiteti i Granadës ofron këto programe studimi: http://bit.ly/1MPDgvP

Bursat përfshijnë:

-          Kompensimin ditor (120 EUR në ditë për stafin)

-          Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)

-          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

spanja

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumuentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët Bachelor:

-          CV

-          Foto personale

-          Kopje e Pasaportës

-          Vërtetim studenti

-          Listë notash ( të përkthyera në anglisht/spanjisht)

-          Letër Motivimi

-          Certifikatë e gjuhës së huaj (Spanjisht/Anglisht)

Universiteti i Granadës ofron pak kurse në anglisht, pasi pjesa më e madhe e tyre ofrohet në gjuhën spanjolle. Niveli minimal i kërkuar për gjuhën është B1. Ftojmë të gjithë studentën në ciklin e pare të studimeve të aplikojnë, por preferohen studentë me njohje në gjuhën spanjolle të certifikuar nga institucionet zyrtare. Për të gjithë ata aplikantë që kanë njohuri në gjuhën spanjolle, por nuk e kanë të certifikuar, nëse shpallen fitues në fazën e pare të përzgjedhjen, mund të kenë mundësi të japin provimin e gjuhës spanjolle nga Centre of Modern Languages në Universitetin e Granadës në fillim të muajit dhjetor 2015.

Pas fazës së parë të përzgjedhjes dhe plotësimit të kriterit të gjuhës, aplikantët do të mund të aplikojnë online për fazën e dytë ku do të zgjedhin edhe kurset që do të ndjekin për të plotësuar dokumentin e Learning Agreement.

Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe dy përfaqësues nga Universiteti i Tiranës

(1. nga koordinatori akademik që mund të jetë shefi juaj i departamentit, zv.dekanë ose dekani i fakultetit si edhe

2. nga personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.)

Afati për aplikim për studentët në Bachelor: deri më 26 Nëntor 2015

Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët e Doktoraturës:

-          CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

-          Foto personale

-          Kopje e Pasaportës

-          Vërtetim studenti (në gjuhën angleze/spanjolle) (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

-          Diplomë Master

-          Listë notash të  masterit( të përkthyera në në gjuhën angleze/spanjolle)

-          Letër Motivimi

-          Letër Referencë

-          Certifikatë e gjuhës së huaj (Spanjisht/Anglisht)

-          Letra konfirmuese nga profesori udhëheqës i Universitetit të Granadës

Sqarim për Letrën e Konfirmimit të mobilitetit:

Kandidatët që do të aplikojnë për të qenë pjesë e mobiliteteve në nivel doktorature në Universitetit e Granadës, paraprakisht duhet të vendosen në kontakt me një profesor në universitetin pritës, i cili do të udhëheq periudhën tuaj të studimit gjatë mobilitetit. Ai/ ajo do të duhet t’ju dërgojë një dokumet paraprak për të qenë profesori juaj udhëheqës, të cilin do të duhet ta bashkangjisni me dokumentet e tjera të kërkuara për aplikimin tuaj.

Afati i aplikimitpër studentët e doktoraturës: deri më 10 Dhjetor 2015.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

-         CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

-    Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-    Një letër motivimi(në gjuhën angleze)

-    Diploma e nivelit të fundit të studimeve.

-        Certifikata e gjuhës së huaj

(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

-         Plani i mobilitetit

-    Vërtetim pune

Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit  klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Shënim: Në qoftë se ju nominoheni në fazën e parë të aplikimit si fitues, jmund të përcaktoni muajin MAJ 2016 për zhvillimin e periudhës tuaj të mobilitetit, kohë gjatë së cilës Universiteti i Granadës zhvillon Javën e Trajnimit.

Afati i aplikimit për staf akademik: deri më 20 Dhjetor 2015.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin administrativ:

-    CV (në gjuhën angleze)

-    Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-    Një letër motivimi(në gjuhën angleze)

-    Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze)

-    Certifikata e gjuhës së huaj (rekomandohet niveli B2 për gjuhën angleze)

-         Plani i mobilitetit trajnim

Plani i Mobilitetit për stafin administrativ është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf

Shënim: Në qoftë se ju nominoheni në fazën e parë të aplikimit si fitues, jmund të përcaktoni muajin MAJ 2016 për zhvillimin e periudhës tuaj të mobilitetit, kohë gjatë së cilës Universiteti i Granadës zhvillon Javën e Trajnimit.

 

Afati i aplikimit për staf administrativ: deri më 20 Dhjetor 2015.

Gjithë aplikimi është online.

Për të  aplikuar ju lutemi vizitoni: https://form.jotformeu.com/53203872026348

Për më shumë informacion mbi bursat vizitoni mund të vizitoni website e Universitetit të Granadës, ose të kontaktoni me personin e kontaktit: Znj. Olga Nikolaeva email:intlagreements@ugr.es ose  na kontaktoni në adresën iro@unitir.edu.al

Ju urojmë suksese!

Comments