Faqja kryesore‎ > ‎

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në Programin Erasmus + në Universitetin e Middle East Technical University, në Ankara, Turqi.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Middle East Technical University, në Ankara, Turqi.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime

- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-  Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

-   Master

Kohëzagjatja e bursave:

-      Bachelor ( 1 semestër )

-      Master ( 1 semestër )

-      Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5-30 ditë)

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i METU klikoni në adresështtp://ico.metu.edu.tr/courses

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)

- Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin)

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

metu

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumuentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët Bachelor:

- CV

- Foto personale

- Kopje e Pasaportës

- Vërtetim studenti

- Listë notash ( të përkthyera në anglisht)

- Letër Motivimi ( në gjuhën angleze)

- Certifikatë e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)

- Letër konfirmimi nga UT ( e tërhiqni pranë rektoratit UT pasi paraqisni një vërtetim student)

Universiteti i METU ofron kurset e studimit në gjuhën angleze, dhe niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B1. Certifikatat e njohura prej tyre janë TOEFL/IELS ose Certifikatë e lëshuar nga UT.

Dokumentat e nevojshme për aplikim studentët e nivelit Master:

- CV

- Foto personale

- Kopje e Pasaportës

- Vërtetim studenti

- Listë notash Bachelor ( të përkthyera në anglisht)

- Diplomë Bachelor

- Listë notash Master ( të përkthyera në anglisht)

- Letër Motivimi (në gjuhën angleze)

- Letër reference (në gjuhën angleze)

- Certifikatë e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)

- Letër konfirmimi nga UT ( e tërhiqni pranë rektoratit UT pasi paraqisni një vërtetim student)

Universiteti i METU ofron kurses në gjuhën angleze, dhe niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B1. Certifikata e njohura prejt tyre janë TOEFL/IELS

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

-      CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

- Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe)

- Certifikata e gjuhës së huaj (TOEFL/IELS/ Certifikatë nga UT)

- Plani i mobilitetit për mësimdhënie. Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Plani_i_Mobilitetit%20_%20Teaching_Proposal.pdf

- Konfirmim aplikimi (merret pranë rektoratit të UT kur aplikanti e ka të plotë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm. Për të shkarkuar Konfirmimin e Aplikimit klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Konfirmim_Aplikim%20_%20Application_Confirmation.staff.pdf

Për mobilitetin e stafit akademik për mësimdhënie në Universitetin e METU,  niveli minimal i kërkuar për gjuhën nga aplikantët është B2. Certifikata e njohura prejt tyre janë TOEFL/IELS ose Certifikatë nga Universiteti i Tiranës për njohjen e gjuhës angleze

Afati për aplikim: deri më 10 Dhjetor 2015

Për të aplikuar klikoni këtu: https://form.jotformeu.com/53201427901344

Gjithë aplikimi është online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni personin e kontaktit në Universitetin METU Znj. Betul Bulut Sahin në email sbetul@metu.edu.tr ose me zyrën për marrëdhëniet me jashtë në adresën iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

Comments