Faqja kryesore‎ > ‎

Informacion mbi hapjen e thirrjes per aplikime per projekte bashkepunimi shkencor dy-palesh Shqiperi-Itali

Agjensia Kombetare e Kerkimi Shkencor e Inovacionit - AKKSHI ka percjelle informacion per hapjen e thirrjes per aplikime per projekte bashkepunimi shkencor dy-palesh Shqiperi - Itali ne kuader te Marreveshjes e Programit te Bashkepunimit mes Ministrise se Arsimit dhe Sportit - MAS te Republikes se Shqiperise dhe Qendres Kombetare te Kerkimeve - (Centro Nazionale te Ricerca - CNR).

Projekte dy-palesh te bashkepunimit tekniko -shkencore Shqiperi - Itali ane projekte qe synojen kryesisht mobilitetin akademik dhe mbeshtesin grante te vogla, maksimumi per nje kohezgjatje 2 vjecare dhe me nje shume prej 2500 Euro ne vit.

Fushat e kerkimit shkencor qe do te perfshihen ne keto projekt - propozime jane si meposhte:

  • Shkenca Sociale dhe Albanologjike
  • Sisteme Informatike dhe Teknologji
  • Agrikulture, Ushqim dhe Bioteknologji
  • Uji dhe Energjia
  • Biodiversiteti dhe Mjedisi
  • Shendetesia
  • Materialet

Projektet e paraqitura duhet te dorezohen prane Agjensise Kombetare te Kerkimit Shkencor e Inovacionit - AKKSHI brenda dates 29 shtator 2017 (12:00 lokale), ne adresen e meposhteme:
Rr. Pap Gjon Pali II; Nr.3; Godina e Inovacionit (ish godina e INIMA)