Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 16.07.2014 "Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë tëadministratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)" dhe Udjezimit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.16, datë 01.08.2014 "Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore", Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) shpall hapjen e procedurave të aplikimit për Fondin e Ekselencës për vitin akademik 2017-2018. Nëpërmjet këtij programi ofrohet mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer shqiptarë të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë jashtë vendit në universitetet më të mirë në botë. Dokumentacioni i aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve janë të parashikuara në aktet nënligjore të sipërcituara, si dhe i gjeni në mënyrë të detajuar në faqen zyrtare të MAS: www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/fondi-ekselences Sekretariati teknik i Programit do të zhvillojë takime me të gjithë të interesuarit në datat 6-10 Shkurt, 2017 në mjediset e MAS. |
Faqja kryesore >