Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nënshkruar me Aleancën Franceze të Tiranës Marrëveshjen "Për ofrimin e testeve të njohura ndërkombëtarisht të gjuhës Franceze". Kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e testeve të frëngjishtes, të njohur ndërkombëtarisht, DELF dhe TCF, në territorin e Republikës së Shqipërisë, shkëmbimin e informacionit në ldhje me testet ndërkombëtare, si dhe ofrimin e të dhënave për të gjithë kandidatët që aplikojnë në IAL-të për programet e studimit të ciklit të dytë ("Master i shkencave" dhe "Master i Arteve") dhe të tretë ("Master Ekzekutiv","Studime Specializuese Afatgjata", si dhe "Doktoratë"), nga "Aleanca Franceze në Tiranë" Marrëveshjen "Për ofrimin e testeve të njohura ndërkombëtarisht të gjuhës Franceze", të lidhur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Aleancës Franceze të Tiranës, do ta gjeni në websiten www.arsimi.gov.al (linku: http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/marreveshjet-e-nenshkruara-nga-mas-me-subjektet-ofruese-te-testeve-per-gjuhet-e-huaja). |
Faqja kryesore >