Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM

MBI DOKUMENTACIONIN  QE DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ STUDENTЁT QЁ GЁZOJNЁ STATUS TЁ VEÇANTЁ

 

  1. INVALIDЁT E PUNЁS DHE FЁMIJЁT E TYRE

 

  1. Çertifikata familjare ku të vertëtohet lidhja e studentëve me invalidin e punës
  2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
  3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës.
  4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.
  5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

Fotokopje karte identiteti.

 

 

  1. PERSONAT QЁ NUK SHIKOJNЁ, PERSONAT QЁ NUK DЁGJOJNЁ

 

 

  1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
  4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

 

 

  1. INVALIDЁT PARAPLEGJIKЁ, TETRAPLEGJIKЁ DHE FЁMIJET E TYRE

 

  1. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

 

 

 

 

  1. JETIMЁT

 

  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
  2. Çertifikata familjare.

 

  1. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND
  1. Çertifikatë familjare
  2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton
  3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

 

 

  1. FЁMIJЁT ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ

 

  1. Dokumenti që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
  2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse

 

  1. FЁMIJЁT NGA PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE
  1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.
  2. Çertifikatë familjare dhe personale.
  3. Vërtetimin e stausit të të përndjekurit politikë (prindërit/prindit - fotokopje e noterizuar).

(Për këtë kategori emri i studentit të jetë përcjellë në FSHN në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Institui i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtëtimet duhet të jenë vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm, psh. Gjyshi/Gjyshja, Xhaxhai/Daja etj.)

 

 

  1. FЁMIJЁT E POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS

 

  1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
  2. Vërtetim nga insitucioni përkatës (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.

 

 

 

SHЁNIM I RЁNDЁSISHЁM

 

Studentët që do të aplikojnë për të përfituar nga statusi i veçantë duhet të dërgojnë on-line të skanuar të gjithë dokumentat sipas kategorisë që ata kanë aplikuar. Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të siguroheni që pas skanimit dokumentat janë dërguar korrekt. Nëse ju duhet asistencë për skanimin e dokumentave, ju lutemi paraqituni pranë Degës së IT, te z. Endri Zjarri, në godinën njëkatëshe pas godinës “A”.

 

Periudha e dërgimit on-line të dokumentacionit do të jetë nga data 20 Dhjetor 2013 deri në në datën 20 Janar 2014, ora 24.00.

 

Nga data 21 Janar 2014 deri në datën 31 Janar 2014, studentët që kanë dërguar on-line dokumentat e skanuara duhet të paraqesin fizikisht dokumentacionin pranë Degës së Financës dhe Kontabilitetit.

 

 

Pas këtij afati asnjë studenti nuk do t’i pranohen dokumenta dhe administrata është udhëzuar të mbyllë procesin e dorëzimit të dokumentave nga ana e studentëve, në afatin e përcaktuar.

 

 

Faleminderit për mirëkuptimin!