Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim

Në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kuotave dhe tarifave, miratuar repektivisht për çdo vit akademik, duke filluar nga data 6 Janar 2014 deri në datën 6 Mars 2014, të gjithë studentët , e të gjitha cikleve dhe degëve, duhet të paguajne tarifën e shkollimit për vitin akademik 2013 – 2014.

 

Vetëm studentët e ciklit të dytë do ta paguajnë tarifën e shkollimit në dy këste. Kësti i parë do të paguhet në periudhën 6 Janar 2014 deri në 6 Mars 2014 dhe këstin e dytë në përiudhën 12 Maj 2014 deri në 22 Maj 2014.

 

Të gjithë studentët do të tërheqin faturën arkëtuese “on-line” dhe pasi të bëjnë pagesën në bankë, do të paraqesin një kopje të saj pranë punonjëses së financë së ngarkuar me këtë detyrë, e cila ndodhet pranë godinës një katëshe, pas godinës “A”.

 

Kryerja e pagesës pas datës 6 Mars 2014, apo paraqitja e kopjes së faturës arkëtuese pas këtij afati, do të bëj të pamundur rregjistrimin e studentit në  sezonet vijuese të provimeve dhe administrata nuk do t’i afroj asnjë shërbim.

 

Të njoftohen të gjithë studentët për të kryer pagesën e tarifës së shkollimit brenda afatit të përcaktuar më sipër.

 

Për çdo problem në lidhje  me  terhëqjen e faturës arkëtuese “on-line” studentët të paraqiten pranë Degës IT për të kërkuar sistencë teknike.

 

Nga ana e departamenteve dhe administratës të merren të gjitha masat për realizimin në kohë të këtij procesi.

 

 

Administrata

 

Tiranë më 20.12.2013