Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim

Në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kuotave dhe tarifave , miratuar  repektivisht për çdo vit   akademik , duke  filluar  nga data 12 Maj 2014 deri në datën 22 Maj 2014, të gjithë studentët , e ciklit të dytë të të gjitha degëve, duhet të paguajne tarifën e shkollimit, konkretisht  për vitin akademik 2013 – 2014.


 Të gjithë studentët do të tërheqin faturën arkëtuese “on-line” dhe pasi të bëjnë pagesën në bankë, do të paraqesin një kopje të saj pranë punonjëses së financë së ngarkuar me këtë detyrë, e cila ndodhet pranë godinës një katëshe, pas godinës “A”.

 

Kryerja e pagesës pas datës 22 Maj 2014, apo paraqitja e kopjes së faturës arkëtuese pas këtij afati, do të bëj të pamundur rregjistrimin e studentit në  sezonet vijuese të provimeve dhe administrata nuk do t’i afroj asnjë shërbim.

 

 Për çdo problem në lidhje  me  terhëqjen e faturës arkëtuese “on-line” studentët të paraqiten pranë Degës IT për të kërkuar sistencë teknike.

 

Comments