Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim

Tiranё, mё 5/9/2014

Njoftim

Nё mbёshtetje tё Nenit 72 tё statutit dhe nenit 26 tё rregullores tё Universitetit tё Tiranёs, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 

2014-2015, shpall procceduren e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё prane degёs sё burimeve njerёzore nё 

Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs , nga data 5/9/2014 - 22/9/2014  nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

     1-    Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)

     2-      Curriculum Vitae

     3-      Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (fotokopje)

     4-      Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (fotokopje)

     5-      Diplomёn  e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,fotokopje)

     6-      Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit ( Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)

Kandidatёt qё kanё titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet tё dorёzojnё vetёm:

     1-      Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)

     2-      Curriculum Vitae

     3-      Dёshminё e titullit mё tё kartё (fotokopje)

     4-      Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit ( Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)


            Për të shkarkuar formularin e kërkesës kliko këtu : KETU

                                                                                                                                                                 Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs

Comments