Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM

NJ O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 699, dt 22.10.2014 ,”Për përjashtimin ose reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit e studentëve që ndjekin programet e studimeve me 

kohë të plotë të ciklit të parë, programet e studimeve jouniversitare , profesionale, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe programet e studimeve të ciklit të dytë”Master 

Profesional”dhe “Master i Shkencave “/”Master i Arteve të Bukura “në institucionet publike të arsimit të lartë , për vitin akademik 2014-2015”, si dhe Vendimit të Dekanit Nr. 182 datë 

01.12.2014  ju njoftojmë se studentët që do të aplikojnë për të përfituar  nga  statusi i veçantë duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

 

  1. INVALIDЁT E PUNЁS DHE FЁMIJЁT E TYRE
  1. Çertifikata familjare ku të vertëtohet lidhja e studentëve me invalidin e punës
  2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
  3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës.
  4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.
  5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

Fotokopje karte identiteti.


  1. PERSONAT QЁ NUK SHIKOJNЁ, PERSONAT QЁ NUK DЁGJOJNЁ
  1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
  4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.


  1. INVALIDЁT PARAPLEGJIKЁ, TETRAPLEGJIKЁ DHE FЁMIJET E TYRE
  1. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.
  1. JETIMЁT
  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
  2. Çertifikata familjare.

 

  1. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND
  1. Çertifikatë familjare
  2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton
  3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

  1. FЁMIJЁT ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ
  1. Dokumenti që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
  2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse

 

  1. FЁMIJЁT NGA PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE
  1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.
  2. Çertifikatë familjare dhe personale.
  3. Vërtetimin e stausit të të përndjekurit politikë (prindërit/prindit - fotokopje e noterizuar).

(Për këtë kategori emri i studentit të jetë përcjellë në FSHN në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Institui i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtëtimet duhet të jenë vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm, psh. Gjyshi/Gjyshja, Xhaxhai/Daja etj.)


  1. FЁMIJЁT E POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS
  1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
  2. Vërtetim nga insitucioni përkatës (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.


SHЁNIM I RЁNDЁSISHЁM

Studentët që do të aplikojnë për të përfituar nga statusi i veçantë duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë Zyrës së  Informacionit në Godinën njëkatëshe Nr A01 .

Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 01 Dhjetor deri më 22 Dhjetor 2014 ora 16.00 !

Pas këtij afati data 22 Dhjetor 2014 nuk do të pranohet asnjë dokumentacion.

Faleminderit për mirëkuptimin !

 

Comments