Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM

NJOFTIM

Nё mbёshtetje tё nenit 72 tё Statutit të Universitetit tё Tiranёs dhe nenit 26 tё Rregullores tё Universitetit tё Tiranёs, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2016-2017, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё prane degёs sё burimeve njerёzore nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, nga data 8/09/2016 - 23/9/2016 nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

1-      Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)

2-      Curriculum Vitae

3-      Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor ( e noterizuar)

4-      Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)

5-      Diploma tё gjuhёve tё huaja  (te noterizuara)

6-      Diplomёn  e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)

7-      Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)

8-      Dёshmi penaliteti ose vetdeklarim


Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:

1-      Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)

2-      Curriculum Vitae

3-      Dëshminë e titullit më të lartë (fotokopje)

4-      Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)

5-     Dёshmi penaliteti ose vetdeklarim

 

Shënim: Kandiadtët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FSHN në vitin akademik 2015-2016 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

1-      Formularin e kёrkesёs

2-      Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)



Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoKETU

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS