Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM

Ministria e Integrimit Evropian, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programeve të Bashkëpunimit Territorial financuar nga BE, bën me dije se, në kuadër të Programit Transnacional

Mediterranean (MED) u hap më datë 01 Shtator 2015 Thirrja e Parë për Projekt-propozime Modul.
Aplikimet do të mund të dërgohen deri më datë 02 Nëntor 2015.


Për më shumë informacion mbi modalitetet e kësaj Thirrjeje , mundësinë e krijimit të partneriteteve dhe temat e detajuara, mund te klikoni në linkun e mëposhtëm : 


http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/programi-med-hap-thirrjen-e-pare-per-projekt-propozime&page=1


Në këto projekt-propozime mund të marrin pjesë institucione publike qëndrore dhe lokale, shoqata, OJF, qendra kërkimore, etj. në varësi të fushës së tyre të ekspertizës .


Projektet që gjenerohen nga Programet e Bashkëpunimit Territorial, sikurse është edhe MED, janë projekte që kanë një numër të konsiderueshëm partnerësh dhe një partner lider 


(lead partner). Nën Programin MED, partneri lider duhet të jetë një institucion që ka vendndodhjen në një nga vendet anëtare të BE pjesëmarrëse në Program. Në mënyrë që të mund të 


bëheni pjesë e ndonjë partneriteti të mundshëm, të shkëmbeni ide për projekte apo të bëni pyetje lutemi të klikoni në Forumin online të Programit MED në linkun e mëposhtëm : 

 

http://interreg-med.eu/en/med-community/


Comments