Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM

                                                                                             I
Me kërkesë të Këshillit Studentor, datë 08.09.2017, “Kërkesë për hapjen e një sesioni ekstra në muajin Tetor”, dhe në mbështetje të nenit 53 të Rregullores së UT-ës, 
ju njoftojmë  se është miratuar zhvillimi i sesionit ektra i vjeshtës për të gjithë studentët e Ciklit të Parë dhe Ciklit të Dytë të studimeve.
Provimet do të zhvillohen në datat 
2 dhe 3 tetor 2017.

Studentët në këtë sesion do të ketë të drejtë të hyjnë vetëm në një provim, dhe nuk kanë të drejtë përmirësimi.

Regjistrimi për këtë sesion do bëhet pranë sekretarive përkatëse të departamenteve, nga data 21 shtator deri më datë 27 shtator 2017, deri në ora 16:30.


                                                                                           II

Provimi i formimit për të gjithë studentët në Ciklin e Parë të Studimeve, i planifikuar në strukturën akademike për tu zhvilluar në datën 29.09.2017do të zhvillohet më datë 10.10.2017

Regjistrimi për këtë sesion do bëhet pranë sekretarive përkatëse të departamenteve, në datat 4,5,6  Tetor 2017, deri në ora 14:30.


                                                                                          III

Mbrojtja e diplomës për të gjithë studentët në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master Profesional dhe Master i Shkencave i planifikuar në strukturën akademike 
për tu zhvilluar në datën 28.09.2017do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 Tetor 2017

Për më shumë informacion drejtohuni pranë sekretarive të departamenteve.