Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi afatet kohore për aplikim, shqyrtim, ankimim dhe regjistrim të studentëve në ciklin e dytë, për vitin akademik 2017-2018

Bazuar  në Udhëzimin Nr. 18, datë 16.08.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 15, datë 19.05.2017

“Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, 

si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik "2017-2018"

shpallen afatet kohore për aplikim, shqyrtim, ankimim dhe regjistrim të studentëve në ciklin e dytë të studimeve, për vitin akademik 2017-2018.

 

Aplikimi për programet e ciklit të dytë

12-20 Tetor 2017

Shqyrtimi dhe renditja e kandidatëve nga komisionet e departamenteve

20-23 Tetor 2017

Afishimi i listave të renditura në faqen e fakultetit

25 Tetor 2017

Ankimimi

26, 27 Tetor 2017

Shpallja e listave përfundimtare

28 Tetor 2017

Regjistrimi

28-30 Tetor 2017