Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi sesionin e shtatorit, viti akademik 2018-2019

SESIONI I PROVIMEVE TE VJESHTES, 03-16 SHTATOR 2019

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës se :

1- Sesioni i vjeshtës (shtatorit) do të zhvillohet  nga  data 03 Shtator deri më datë 16 shtator 2019.

Regjistrimi do te kryhet online nga data 30 korrik deri me date 20 gusht.

 

2-  Bazuar në nenin 54 të rregullores së UT, kanë të drejtën e rishikimit të notës deri në 3 lëndë te vitit që ndjek studenti, studentët e vitit të parë dhe të dytë 

     në ciklin e parë të sudimeve bachelor  dhe  studentet e vitit të parë të ciklit të dytë  master i shkencave dhe master profesional .

Studentët e vitit të fundit bachelor kane te drejten e rishikimit te notes deri ne 4 lende. 

 

3-  Për studentët me statusin përsëritës

Bazuar në nenin  53 Riprovimet , të rregullores së  Universiteti i Tiranës ,  studenti i vlerësuar përsëritës në sezonet e rregullta të provimit ka të drejtë :

a) Të riprovohet në sezonin e vjeshtës deri në 30 kredite duke përfshirë si lëndët e vitit në vijim ashtu dhe ato të mbartura nga vite të mëparshme.

b) Të paraqitet në provim në vitin pasardhës, deri në dy herë për provimet e mbartura. Një herë në njërin nga sezonet e provimeve sipas përkatësisë së lëndës 

    që mbart dhe herën e dytë lejohet vetëm në sezonin e riprovimit.


*Shënim: Për tu regjistruar, fillimisht duhet të logoheni ne gmail me emailin e fakultetit i cili është: emer.mbiemer@fshnstudent.info. Duhet të siguroheni që të keni të hapur vetëm këtë adresë në pajisjen (Mobile, PC, Laptop, Tablet, etj) me të cilën do të bëni regjistrimin. Pasi siguroheni qe jeni të loguar vetem me emailin e fakultetit, mund plotësoni formën e regjistrimit. Per probleme me password-in kontaktoni: support@fshn.edu.al