Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi shpalljen e kandidateve fitues te konkursit per dy vende pune per personel akademik ne Departamentin e Biologjise

Komisioni ad-hoc, i miratuar nga Dekani i FSHN-së Prof.Dr. Spiro Drushku, me Vendim nr.86 25.10.2019, mbështetur në Statutin e UT-së, (miratuar me Urdhër nr. 816 datë 26.12.2018 të MASR), neni 67 pika 5,7,8, zhvilloi konkurs për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Biologjisë grupi mësimor-kërkimor “Gjenetikë Mikrobiologji” të kategorisë “Lektor” dhe, për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Biologjisë grupi mësimor-kërkimor “Biologji Molekulare” të kategorisë “Asistent-Lektor”, me orientim kërkimor-shkencor, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ky konkurs është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, Buletini nr. 39 datë 30 Shtator 2019, Komisioni ad-hoc, pasi bëri renditjen përfundimtare të vlerësimit të dosjeve dhe intervistave, vendosi: 

Të shpallë fitues znj. Arta Lugaj, si kandidatin që i plotësonte të gjitha kriteret e kërkuara për vendin e punës për personel akademik në Departamentin e Biologjisë, grupi mësimor-kërkimor “Gjenetikë Mikrobiologji” të kategorisë “Lektor” dhe, znj. Fjoralda Bakiri si kandidatin që i plotësonte të gjitha kriteret e kërkuara për vendin e punës për personel akademik në Departamentin e Biologjisë, grupi mësimor-kërkimor “Biologji Molekulare” të kategorisë “Asistent-Lektor”, me orientim kërkimor-shkencor.