Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues të konkursit për një vënd pune për personel akademik në Departamentin e Informatikes

Komisioni ad-hoc, i miratuar nga Dekani i FSHN-së Prof.Dr. Spiro Drushku, me Vendim nr.88 05.11.2019, mbështetur në Statutin e UT-së, (miratuar me Urdhër nr. 816 datë 26.12.2018 të MASR), neni 67 pika 5,7,8, zhvilloi konkurs për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Informatikës grupi mësimor “Sistemet e Informacionit Ndërveprues” të kategorisë “Asistent-Lektor”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ky konkurs është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, Buletini nr. 41 datë 14 Tetor 2019, Komisioni ad-hoc, vendosi të shpallë fitues z. Mirvjen Ulqinaku., si kandidatin që i plotësonte të gjitha kriteret e kërkuara për ketë vend pune në bazë të vlerësimit të dosjes dhe intervistës.