Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues të konkursit për nje vënd pune për personel akademik në Departamentin e Matematikes

Komisioni ad-hoc, i miratuar nga Dekani i FSHN-së Prof.Dr. Spiro Drushku, me Vendim nr. 107 21.11.2019, mbështetur në Statutin e Ut-së, (miratuar me Urdhër nr. 816 datë 26.12.2018 të MASR), neni 67 pika 5,7,8 zhvilloi konkurs për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Matematikës Aplikuar grupi mësimor “Analiza numerike dhe grafe-optimizim”. Ky konkurs është shpallur në Buletinin nr. 43 datë 28 Tetor. 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik. Komisioni ad-hoc vendosi të shpallë fitues znj. Xhilda Merkaj, si kandidatin që i plotësonte të gjitha kriteret e kërkuara per kete vend pune ne baze te vleresimit te dosjes dhe intervistes.