Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues te konkursit per nje vend pune per personel akademik ne Departamentin e Matematikes

Komisioni ad-hoc, i miratuar nga Dekani i FSHN-së Prof.Dr. Spiro Drushku, me Vendim nr.85 24.10.2019, mbështetur në Statutin e Ut-së, (miratuar me Urdhër nr. 816 datë 26.12.2018 të MASR), neni 67 pika 5,7,8 zhvilloi konkurs për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Matematikës grupi mësimor “Algjebër dhe Teoria e Numrave”. Ky konkurs është shpallur në Buletinin nr. 40 datë 7 Tetor. 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik. të kategorisë “Asistent-Lektor”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, Buletini nr. 40 datë 7 Tetor 2019, Komisioni ad-hoc vendosi të shpallë fitues znj. Tedis Ramaj, si kandidatin që i plotësonte të gjitha kriteret e kërkuara.