Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për sezonin e vecantë të provimeve dhe diplomimit, viti akademik 2018-2019

Bazuar në nenin 40 të ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2016 “Për arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe Urdhërin e Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 401, datë 12.07.2018 “Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë”, si dhe me kërkesë të Këshillit studentor datë 26.03.2019 Nr. 584, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në mbledhjen e datë 26.03.2019 vendosi:

  1. Hapjen e sezonit të vecantë të provimeve për Ciklin e Parë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Prill 2019.
  2. Provimi i formimit dhe mbrojtja e diplomës do të zhvillohet në datë 26.04.2019.

Regjistrimi për nje provim të semestrit te parë do të kryhet online ne faqen web te Fakultetit te Shkencave te Natyres, në periudhen 28 Mars - 7 Prill 2019.
Gjate këtij sezoni studentët nuk kanë të drejtën e rishikimit të notës.