Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim per botimin e Strategjise Kombetare per Shkencen, Teknologjine dhe Inovacionin 2017-2022

Me shkresen Nr.5008/1 Prot., date 10.01.2018 te Rektorit te UT-se, njoftohemi se ne 12.12.2017 eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 215 Vendimi Nr.710, date 01.12.2017  i Keshillit te Ministrave "Per Miratimin e Strategjise Kombetare per Shkencen, Teknologjine dhe Inovacionin, 2017-2022".

Kjo Strategji dhe Plani i saj i Veprimit ka percaktuar aktivitete te rendesishme qe shtrihen pergjate periudhes 2017-2022 duke synuar forcimin dhe zhvillimin afatgjate e te qendrueshem te strukturave institucionale te kerkimit shkencor ne universitete dhe institucione te tjera te kerkimit.

Per sa me siper ju lutemi njoftoni te gjithe anetaret e stafeve akademike te departamenteve tuaja qe te njihen me kete Strategji duke kerkuar ne Fletoren Zyrtare nr.215.