Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim per pozicion te lire pune per personel akademik në Departamentin e Bioteknologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i kategorisë “Profesor”

Universiteti i Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Bioteknologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të kategorisë “Profesor”.

I. Kandidatët konkurentë për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Bioteknologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i kategorisë “Profesor”, duhet të plotësojnë këto kritere:

 Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
 Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave në degën Bioteknologji, ose në degën Biologji, ose diplomë të integruar të njëvlefshme me to (DIND 5 vjecar), në të njëtat degë, brenda ose jashtë vendit.
 Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
 Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
 Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurentë për këtë vend pune, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:

 Preferohen kandidatet që kanë përvojë pune në disiplinat në Citologji-Citogjenetikë (Biologji qelizore) për 10 vjet.
 Të kenë përvojë në mësimdhënie si lektor mbi 10 vjet në institucionet e arsimit të lartë
 Të kenë eksperiencë shkencore në punën në grup, provuar në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplomat e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar)
5. Dëshmi të diplomës të titulit shkencore “Profesor” ose “Profesor i Asociuar” (fotokopje e noterizuar)
6. Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, Workshop etj
7. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
10. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
11. Kopje të librezës së punës.

Dokumentat pranohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së nga data 08.07.2019- 22.07.2019.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.