Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim per pozicion te lire pune per personel akademik në Departamentin e Kimisë, të kategorisë “Asistent-Lektor”

Universiteti i Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Kimisë, të kategorisë “Asistent-Lektor”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së.
Kandidatët konkurentë për 1(një) vend pune për personel akademik në Departamentin e Kimisë, Grupi Mësimor “Kimi fizike dhe Koloidale”, në kategorinë “Asistent-Lektor”, duhet të plotësojnë
këto kritere:

a- Kritere të përgjithshme:

1. Të ketë diplomën Bachelor në degën Fizikë ose Kimi në UT ose ekuivalent jashtë shtetit.
2. Të ketë diplomën “Master i Shkencave” në degën Fizikë ose Kimi në UT-së ose ekuivalent
jashtë shtetit.
3. Të ketë diplomë të integruar të Nivelit të Dytë (DIND) në Fizikë ose Kimi ose Kimist
Industrial në UT ose ekuivalent jashtë shtetit.
4. Të ketë notë mesatare mbi 8.5 në Bachelor, mbi 9 në Master i Shkencave dhe mbi 8.5 në
rastin e Diplomave të Integruara në Nivelit të Dytë (DIND).
5. Të ketë notë mesatare të gruplëndëve matematikë, fizikë dhe kimi fizike mbi 8.5.
6. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (një nga 5 gjuhët e BE)
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata apo të jetë në ndjekje penale.
8. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

b- Kritere të veçanta:

1. Preferohet të ketë përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera.
2 Preferohet të ketë publikime që të vërtetojnë aftësi të shkëlqyera në kërkimin shkencor bazë,
të aplikuar apo didaktik, që të vërtetojnë potencialin për një aktivitet të suksesshëm në universitet.
3 Preferohet të ketë eksperiencë në mësimdhënie, në vecanti në fushën e Kimisë Fizike.
4. Preferohet të ketë kryer ciklet e studimit në universitete të mirënjohura.
5. Preferohet të njohë me dëshmi gjuhën angleze, në të cilën të paraqesë një prezantim 20
minuta në fushën e Kimisë Fizike me tematikë” Ligji i dytë i Termodinamikës”.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplomat e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në
universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga
organi kompetent.
4. Listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar)
5. Dëshmi të diplomës të gradës shkencore “Doktor” (fotokopje e noterizuar)
6. Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, ëorkshop etj
( fotokopje të noterizuar)
7. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
10. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
11. Kopje të librezës së punës.

Dokumentat pranohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së nga data 17.06.2019-01.07.2019.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.