Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim per Programin e Praktikave


Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

 

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

 

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zoterojnë minimalisht një diplomë Bachelor.

 

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/   

 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore apo dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

 

Dokumentet për aplikim

a-  CV e aplikantit;

b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;

c-  Lista e notave;

d- Një letër motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/