Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për fillimin e procedurave të vetkandidimit për anëtarë të Komisioneve të Përhershme në nivel institucional

NJOFTIM

Për fillimin e procedurave të vetkandidimit për anëtarë

të Komisioneve të Përhershme në nivel institucional

 

Bazuar në nenin 46 të Ligjit nr.80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e  lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e  arsimit të lartë në Republikën e  Shqipërisë”, në nenin 37, 38, 40, 41, 42,  të Statutit të Universitetit të Tiranës, ju njoftojmë fillimin e procedurave të vetkandidimit për anëtarë të Komisioneve të Përhershme në nivel institucional,  konkretisht për:

A. Komisioni i promovimit të personelit akademik,

B. Komisioni i mbarëvajtjes së veprimtarisë dhe marrëdhënieve me studentët,

C. Komisioni i përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë,

Ç. Komisioni i përhershëm i kurrikulës.

 

A. Bazuar në nenin 38, pika 2 të Statutit të UT-së, Komisioni i promovimit të personelit akademik, përbëhet nga 7(shtatë) anëtarë, të cilët vetkandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Në përbërje të Komisionit, duhet të ketë të paktën një anëtar nga secili fakultet i UT-së.

Bazuar në pikën 4 të nenit 38 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Komisionit të promovimit të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere:

1. të jenë pjesë e personelit akademik me kohë të plotë;

2. të mbajë titullin “profesor” dhe të kenë së paku 5(pesë) vite përvojë në mësimdhënie pas fitimit të këtij titulli;

3. të kenë përvojë pune si anëtar të personelit akademik të paktën 10 vjet;  

4. të mos jenë anëtarë të zgjedhur në organet drejtuese.

 

B. Bazuar në nenin 40, pika 1 të Statutit të UT-së, Komisioni i mbarëvajtjes së veprimtarisë dhe marrëdhënieve me studentët, përbëhet nga 7(shtatë) anëtarë, nga të cilët 4 (katër) janë anëtarë, pjesë e personelit akademik dhe 3 (tre) anëtarë, përfaqësues të studentëve, të cilët vetkandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

 

C. Bazuar në nenin 41, pika 2 të Statutit të UT-së, Komisioni i Përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë, përbëhet nga 11(njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët zgjidhen të paktën nga një përfaqësues nga secili fakultet i UT-së, 1(një) përfaqësues nga strukturat e sigurimit të cilësisë në Rektorat, 1(një përfaqësues nga institutet/degët dhe 3(tre) përfaqësues të studentëve, të cilët vetkandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Bazuar në pikën 2 të nenit 41 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Komisionit të Përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë, pjesë e personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere:

1. t’i përkasin kategorisë “Profesor

2. të kenë përvojë pune si anëtarë të personelit akademik për një periudhë së paku 5 vjeçare

3. të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

 

Bazuar në pikën 2 të nenit 41 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Komisionit të Përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë, përfaqësues i studentëve, duhet të jetë me notë mesatare të përgjithshme mbi 9.

 

Ç. Bazuar në nenin 42, pika 2 të Statutit të UT-së, Komisioni i Përhershëm i Kurrikulës, përbëhet nga 13(trembëdhjetë) anëtarë, të cilët zgjidhen të paktën nga një përfaqësues nga secili fakultet i UT-së, 2(dy) përfaqësues nga strukturat ndihmësakademike me karakter administrativ në aparatin e Rektoratit, 1(një) përfaqësues nga institutet si dhe 2(dy) përfaqësues të studentëve, të cilët vetkandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Bazuar në pikën 2 të nenit 41 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Komisionit të Përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë, pjesë e personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere:

1. t’i përkasin kategorisë “Profesor

2. të kenë përvojë pune si anëtarë të personelit akademik për një periudhë së paku 5 vjeçare

3. të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

 

Bazuar në pikën 2 të nenit 41 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Komisionit të Përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë, përfaqësues i studentëve, duhet të jetë me notë mesatare të përgjithshme mbi 9.

Periudha e vetkandidimit të kandidatëve për anëtarë të Komisioneve të Përhershme në nivel institucional, të sipërcituara, do të jetë nga data 04-13 Mars 2019, pranë Sekretarisë së Senatit Akademik të UT-së, çdo ditë nga ora 8.00-14.00.

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga kandidatët konkurrent është si më poshtë:

1. Kërkesë duke specifikuar komisionin për të cilin aplikon

2. CV

3. Kopje të titullit shkencor “Profesor”, “Profesor i Asociuar”.

4. Vërtetim punësimi nga punëdhënësi.

5. Vërtetim që nuk ka marrë masë disiplinore.

6. Vërtetim që është student ( për kandidatët studentë)

7. Listë notash ( për kandidatët studentë)