Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për hapjen e thirrjes për Projekte Strategjike në kuadër të Platformës Panoramed

Platforma Panoramed është një nismë inovative që bashkon 21 ministri dhe autoritete rajonale të shteteve evropiane të brigjeve të Mesdheut (Portugalia, Spanja, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Malta, Greqia dhe Qipro), duke përfshirë dhe tre vende IPA, përkatësisht Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Në këtë projekt marrin pjesë dhe Partnerë të Asociuar të përfaqësuar nga aktorët kryesorë të Mesdheut për të konkretizuar projektet strategjike dhe duke kontribuar në politikat dhe kuadrin e veprimit të përbashkët.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që autoritetet publike kombëtare dhe rajonale dhe palët e interesuara të mblidhen në një dialog të ri dhe të përhershëm si dhe në procesin e vendimmarrjes. me synim kontributin në politikat e informimit dhe proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mbështetjen e përkufizimit të kornizave të përbashkëta të qeverisjes transnacionale për identifikimin dhe zbatimin e qasjeve të përbashkëta, politikave dhe projekteve strategjike.

 

 Në këtë kuadër, Panoramed do të lançoj thirrjen për Projekte Strategjike me specifikat e mëposhtme:

  • Buxheti që do të vihet në dispozicion për këtë thirrje është 12.993.252 € (fonde ERDF+IPA+Bashkëfinancim) nga të cilat 267.164,00 € janë fonde IPA.
  • Buxheti për projekt do të varioj nga 3 deri 4 Milion Euro, që do të thotë se në total do të financohen jo më shumë se 4 projekte.
  • Grupet e interesit janë: Autoritetet kombëtare / rajonale, autoritetet drejtuese të programeve ESIF (fondet Evropiane për investime të strukturuara) në nivel kombëtar / rajonal, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të akademisë dhe sektorit të kërkimit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.


Dy janë fushat konkrete ku është vendosur fokusi:

  1. Turizmi detar (Kjo fushë synon rritjen e konkurrencës dhe shkallës së tërheqjes së pushuesve në tregun global të turizmit).
  2. Monitorimi detar (Kjo fushë synon përmirësimin e monitorimit detar në rajonin e Mesdheut me qëllimin e qartë, mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht në zonat e mbipopulluara nga aktivitetet turistike).


Faza e dorëzimit të aplikimit sipas kalendarit të thirrjes do të jetë nga 10.03.2020- 10.06.2020


Për më tepër informacion lidhur me Projektin PANORAMED kliko: KËTU

Terms of Reference Strategic Project Innovation kliko:  KËTU