Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për provimin e diplomës për ciklin e dytë

Bazuar në Vendimim e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, datë 05.10.2016, ju informojmë se pë të gjithë studentët e ciklit të dytë që kanë shlyer të gjitha detyrimet

hapet sezoni ekstra i Provimit të Diplomës:

1)      Provimi i diplomës për studentët e  Ciklit të Dytë do të bëhet në datën 28 Tetor 2016 në orën 09:00.

 

2)      Regjistrimi për Provim diplome  do të bëhet online nga data në datat 21, 22, 23 dhe 24 Tetor 2016 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

 

3)      Brenda datës 25 Tetor 2016, ora 14:00 studentët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit tezën e diplomës.