Faqja kryesore‎ > ‎

NJOFTIM PËR SEZONIN E DIPLOMIMIT

Në mbështetje të nenit 53 te Rregullores së Universitetit të Tiranës dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit  të  Fakultetit Nr.15, datë 04.10.2013 "Për miratimin e strukturës për vitin akademik    2013-2014 " do të zhvillohen provimet e diplomimit të sesionit të vjeshtës për Ciklin e parë dhe Ciklin e dytë të studimeve, sistemi me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, si vijojnë më poshtë :

 

CIKLI I PARË I STUDIMIT 

I.                   Provimi i diplomës për studentët e  Ciklit të Parë, Bachelor, viti i III për të gjithë programet e studimit dhe viti i IV për programin Biologji, sistemi me                 kohë të pjesshme, do të zhvillohet në datën 10 Tetor 2014.

II.           Regjistrimi për Provim diplome për studentët e  Ciklit të Parë, Bachelor, viti i III për të gjithë programet e studimit dhe viti i IV për programin Biologji,             sistemi  me kohë të pjesshme, do të bëhet on-line nga data 06-07 Tetor 2014 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

 

CIKLI I DYTË I STUDIMIT 

I.                   Provimi i diplomës për studentët e  Ciklit të Dytë, sistemi me kohë të plotë dhe sistemi me kohë të pjesshme, do të bëhet në datën 29 Shtator 2014.

II.          Regjistrimi për Provim diplome për studentët e Ciklit të Dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional) të cilët kanë shlyer të gjitha provimet do të                bëhet online nga data 22-23 Shtator 2014 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

   Brenda datës 23 Shtator 2014, ora 16:00 studentët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit tezën e diplomës.

Comments