Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për sezonin e vecantë të provimeve dhe diplomimit

Në mbështetje të Urdhërit të MASR nr. 418 datë 20.09.2017 "Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2017-2018 në institucionet e arsimit të larte" dhe nenit 53, paragrafi i parë, i rregullores së UT-ës, si dhe me kërkesë të Këshillit studentor, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në mbledhjen e datës 07.03.2018, miratoi:

  1. Hapjen e sezonit të vecantë të provimeve për Ciklin e Parë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 Prill 2018.
  2. Provimi i formimit dhe mbrojtja e diplomës do të zhvillohet në datë 23.04.2018.

Regjistrimi për nje provim të semestrit te parë do të kryhet pranë sekretarive të departamenteve, në periudhen 26-30 Mars 2018.
Gjate këtij sezoni studentët nuk kanë të drejtën e rishikimit të notës.