Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për sezonin e vecantë të provimeve dhe diplomimit

Njoftim për sezonin e vecantë të provimeve dhe diplomimit, viti akademik 2020-2021

Bazuar në nenin 40 të ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2016 “Për arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe Urdhërin e Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 401, datë 12.07.2018 “Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë”, si dhe me kërkesë të Këshillit Studentor, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në mbledhjen e datë 24.03.2021 vendosi:

  1. Hapjen e sezonit të vecantë të provimeve te Prillit për Ciklin e Parë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 22 dhe 23 Prill 2021.
  2. Provimi i formimit dhe mbrojtja e diplomës do të zhvillohet në datat 06 dhe 07.05.2021

Regjistrimi për nje provim të semestrit te parë do të kryhet online ne faqen web te Fakultetit te Shkencave te Natyres, në periudhen 1 Prill - 11 Prill 2021.
Gjate këtij sezoni studentët nuk kanë të drejtën e rishikimit të notës.

Ne kete sesion nuk do te lejohet te futen ne provim studentet qe nuk kane paguar tarifen e shkollimit per vitin akademik 2019-2020.


Per tu njohur me listat e studenteve debitore klikoni: KETU