CIKLI I PARË I STUDIMEVE

 

I.     Regjistrimi për sezonin e qershorit për studentët e Ciklit të Parë, sistemi me kohë të plotë dhe sistemi me kohë të pjesshme do të bëhet online nga data 16-22 Maj 2016 në faqen            
       zyrtare 
www.fshn.edu.al.


II.   Regjistrimi për sezonin e paradiplomimit për studentët e Ciklit të Parë, Bachelor, viti i III për të gjithë programet e studimit dhe viti i IV për programin Biologji, sistemi me kohë të pjesshme,

       do të bëhet on-line nga data 28-30 Qershor 2016
 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.


III. Regjistrimi për Provim diplome për studentët e  Ciklit të Parë, Bachelor, viti i III për të gjithë programet e studimit dhe viti i IV për programin Biologji, sistemi me kohë të pjesshme, të cilët

      kanë shlyer të gjitha provimet sipas planit mësimor, do të bëhet on-line nga data 9-12 Korrik 2016 në faqen zyrtare 
www.fshn.edu.al.

 

Shënim: Studentët e Ciklit të Parë të Studimit, viti i III-të, të cilët kanë provime të mbartura, mund t’i japin në sezonin e qershorit deri në datën 24.06.2016

(ku mbaron sezoni sipas strukturës  akademike).  Për provimet  e parashikuara pas kësaj date studentët duhet të regjistrohen në sezonin e paradiplomimit.

 

 

 

CIKLI I DYTË I STUDIMEVE

 

I.     Regjistrimi për sezonin e qershorit për studentët e Ciklit të Dytë të Studimit, viti I-rë, do të bëhet online nga data 16-22 Maj 2016 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

II.   Regjistrimi për sezonin e paradiplomimit për studentët e Ciklit të Dytë të Studimit, viti II-të, do të bëhet on-line nga data 25-30 Maj 2016 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

III. Regjistrimi për Provim diplome për studentët e  Ciklit të Dytë të Studimit (Master i Shkencave dhe Master Profesional), të cilët kanë shlyer të gjitha provimet sipas planit mësimordo të

      bëhet on-line nga data 27-30 Qershor 2016 në faqen zyrtare 
www.fshn.edu.al.

 

Brenda datës 4 Korrik 2016 ora 12:00 studentët e Ciklit të Dytë duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit tezën e diplomës.