Faqja kryesore‎ > ‎

Njoftim për studentët e doktoratës

Pagesa e këstit të parë prej 116 320 lekësh, për studentët e doktoratës të regjistruar në vitin shkollor 2012-2013 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, bëhet deri më 31 gusht 2013 

me të njëjtat rregulla si dhe pagesa e rregjistrimit. Fatura përfundimtare e bankës duhet të sillet tek Sekretaria e Ciklit të Tretë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, zyra 102B, për t’u futur në dosje.


Pagesa e këstit të dytë prej 70 000 lekësh, për studentët e doktoratës të regjistruar në vitin shkollor 2011-2012 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, bëhet deri më 31 gusht 2013 

me të njëjtat rregulla si dhe pagesa e këstit të parë. Fatura përfundimtare e bankës duhet të sillet tek Sekretaria e Ciklit të Tretë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës zyra 102B, për t’u futur në dosje.  


Pagesa e këstit të dytë prej 102 300 lekësh, për studentët e doktoratës të regjistruar në vitin shkollor 2010-2011 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, bëhet deri më 31 gusht 2013 me të njëjtat
rregulla si dhe pagesa e këstit të parë. Fatura përfundimtare e bankës duhet të sillet tek Sekretaria e Ciklit të Tretë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës zyra 102B, për t’u futur në dosje. 


Nertila Bezhani

Sekretare e Ciklit të Tretë dhe Këshillit të Profesorëve

 e-mail nertila.bezhani@fshn.edu.al

Comments