Njoftohen të gjithë studentët e FSHN se fillimi i mësimit për vitin akademik 2020-2021 do të zhvillohet online, nëpërmjet platformës Microsoft Teams. Mësimi do të zhvillohet sipas orarit zyrtar të shpallur në faqen e FSHN: Për tu njohur me orarin mësimor klikoni linkun : KETU Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka krijuar për të gjithë studentët e vitit të parë të sapo rregjistruar postën elektronike me adresë emri.mbiemri@fshnstudent.info, ku emri dhe mbiemri janë përkatësisht emri dhe mbiemri i studentit. Për të hyrë në adresën e postës elektronike mjafton të klikoni në linkun : KETU Ju informojme së në adresen tuaj te emailit, nga ana e Rektoratit te UT, ju janë dërguar kredencialet e përdorimit të platforms Microsoft Teams (përdoruesi dhe paswordi). Për tju lehtësuar perdorimin e kësaj platforme në faqen e FSHN do gjeni një tutorial të thjeshtë të instalimit dhe përdorimit të saj. Për tu njohur me tutorialin klikoni linkun : KETU VO. Takimet e ditës së hënë, date 2 Nentor 2020, të studentëve të vitit të parë me përgjegjësat e departamenteve do të behen online , sipas një orari që do të publikohet së shpejti në faqen e FSHN. Gjithashtu në faqen e FSHN jane publikuar grupet mësimore për studentët e vitit të parë. Për tu njohur me listat klikoni linkun: GRUPET MESIMORE VITI AKADEMIK 2020-2021 SUKSESE |
Faqja kryesore >