Faqja kryesore‎ > ‎

Prezantim i Programit te Praktikave te Biznesit Gjerman me studentet e Masterit

Si pjese e rrjetit te Alumnit, ne daten 23 Tetor, 2017, ne sallen e keshillit te profesoreve te FSHN, nga ora 11.00-12.00 do te organizohet nje prezantim i Programit te Praktikave te Biznesit Gjerman, me studentet e vitit te dyte te Masterave Shkencore te departamenteve tuaja. 

Ky program eshte iniciative e Ministrise Gjermane te Bashkepunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komitetit te Marredhenieve Ekonomike te Europes Lindore te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Gjermane (Ost-Ausschuss) dhe Fakulteti i Shkencave te Natyres ka qene pjese e prezantimit te ketij programi prej disa vitesh.