Faqja kryesore‎ > ‎

Përfshirje e studentëve në propozimin e ideve inovative për parandalimin e ndotjes detare

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga Bashkëpunimi Gjerman (GIZ), shpall thirrje për shprehje interesi për përfshirjen e studentëve dhe të maturantëve (18 -22 vjeç) në propozimin e ideve inovative për parandalimin e ndotjes detare.

Ky proces do të ketë këto faza kryesore:

Hapja e thirrjes për shprehje interesi:

• Prezantim i thirrjes për shprehje interesi në Universitete
• Pranimi i aplikimeve nga studentët e interesuar deri në dt. 20 Qershor 2019
• Përzgjedhja e studentëve pjesëmarrës, deri në dt. 20-25 Qershor 2019
• Organizimi i një trajnimi për ndotjen detare, deri në dt. 15 Korrik 2019
• Zhvillimi i ideve në mënyrë të pavarur nga studentët deri në 15 Gusht 2019
• Pjesëmarrje në aktivitete ndërgjegjësimi për ndotjen detare, dt 15 Korrik – 15 Dhjetor 2019
• Organizimi i prezantimit të ideve dhe shpallja e ideve më të mira dhe prezantimi i mbështetjes së tyre, deri në dt. 25 Gusht 2019

Studentët dhe maturantët mund të aplikojnë si individë ose si grup prej 2-3 individësh. Të interesuarit duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV, (iii) Koncept ide (500 deri në 700 fjalë).
Dokumentat duhet të dorëzohen me e-mail në adresën: Anjutinka.Sullaj@turizmi.gov.al brenda datës 20 Qershor 2019.
Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në këtë aktivitet do të njoftohen brenda 7 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të dokumentave, së bashku dhe me detajet e tjera mbi datën dhe vendin e aktiviteteve.
Shënim: Organizatorët do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e studentëve në trajnim (përfshirë dieta, udhëtim dhe akomodim).


http://www.turizmi.gov.al/2019/06/12/shprehje-interesi-per-perfshirjen-e-studenteve-ne-propozimin-e-ideve-inovative-per-parandalimin-e-ndotjes-detare/