Faqja kryesore‎ > ‎

Procedura e aplikimit pёr pedagogё tё jashtëm prane Fakultetit te Shkencave te Natyres

Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, neni 62, të Statutit të Ut-së (miratuar me Urdhrin nr. 816 datë 26.12.2018 të MASR), neni 69, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mësimor pёr vitin akademik 2020-2021, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtëm pranё departamenteve tё këtij fakulteti. Kandidatët e interesuar mund tё dorёzojnё prane degёs sё burimeve njerёzore nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, nga data 14/09/2020 - 28/9/2021 nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm: 
 
1- Formularin e kёrkesёs (I cili mund tё shkarkohet nga siti web .http://www.fshn.edu.al ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)

2- Curriculum Vitae

3- Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor ( e noterizuar)

4- Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)

5- Diploma tё gjuhёve tё huaja (te noterizuara)

6- Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)

7- Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)

8- Dёshmi penaliteti ose vetdeklarim

9- Fotokopje të ID-së.


Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:


1- Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet nga siti Web http://www.fshn.edu.al ose mund tё merret pranë degёs sё burimeve njerёzore)

2- Curriculum Vitae

3- Dëshminë e titullit më të lartë (noterizuar)

4- Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)

5- Dёshmi penaliteti ose vetdeklarim


Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme,në FSHN për vitin akademik 2020-2021.



1. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron.

2. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në një nga departamentet e FSHN-së të UT-së, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit (të ekuivalentuara).

3. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.

4. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.

5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jetë në ndjekje penale.

6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna.


Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FSHN në vitin akademik 2019-2020 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

1- Formularin e kërkesës  

2- Vёrtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)


Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët sipas departamenteve përkatëse ku do të  aplikojnë.

Për tu njohur me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët sipas departamenteve kliko : KETU