Faqja kryesore‎ > ‎

Proçedurat për pranimin dhe regjistrimin e kandidatëve nga Trojet

NJOFTIM PËR KANDITATËT NGA TROJET

 

Proçedurat për pranimin dhe regjistrimin e kandidatëve nga Trojet, në Ciklin e Parë të Studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara dhe të Studimeve të Ciklit Dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2014 -2015

 

Në mbështetje të Udhëzimit me nr.24 të datës 11.08.2014 të dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, udhëzohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të aplikojnë individualisht direkt pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), (pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës), nga data 25 gusht - 10 Shtator 2014.

 

Në momentin e aplikimit kandidati duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

a-    Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë, (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese , vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura nga një komision i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

b-    Dokument identikimi (kopje e kartës së identitetit, pasaportës);

c-     2 fotografi

d-   Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale, i cili plotësohet në momentin e aplikimit

 

Kandidatët të Cilët do të rezultojnë fitues do të publikohen në faqen web të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,www.arsimi.gov.al në datën 25 shtator.

 

Regjistrimi do të bëhet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke filluar nga data 29 shtator- 8 Tetor 2013 duke dorëzuar dokumentacionin origjinal si dhe mandat arkëtimin e tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare për llogari të IAL (Fakultetit të Shkencave të Natyrës).

Comments