Faqja kryesore‎ > ‎

Programi i Bursave të Grupit Coimbra për Kërkuesit e Rinj nga vendet fqinje Evropiane

Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin e Grazit në Austri, nga ky universitet informohemi mbi Programin e Bursave të Grupit Coimbra për Kërkuesit e Rinj nga vendet fqinje Evropiane.

Si anëtar i Grupit Coimbra, Universiteti i Gracit ofron vizita afat-shkurtër të kërkuesve të rinj nga institucionet e arsimit të lartë nga vendet e Evropës (Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Egjipt, Maqedonia, Gjeorgji, Izrael, Jordani, Kazakistan, Kosova, Kirgistani, Liban, Libi, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Autoriteti palestinez, Serbi, Siria, Taxhikistani, Tunizia, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani).


Bursat do të mbështeten financiarisht nga Grupi Coimbra.

Aplikuesit duhet të plotësojnë këto kritere  pranimi:

•  të kenë lindur më ose pas 1 datës janarit 1983

• të jenë shtetas dhe rezidentë në një nga vendet e mësipërme

• Të jenë anëtarë të stafit akademik aktual të një universiteti ose institucioni të arsimit të lartë ekuivalent të vendosur në të

 

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm për një universitet dhe duhet të zgjedhin një supervizor nga universitetet e Grupit të Coimbra që do të mbikëqyrin punën e tyre gjatë qëndrimit jashtë vendit. Për të zgjedhur personin e kontaktit sugjerohet që të vizitohet faqa e internetit të institucionit që ju do të zgjidhni.

Aplikimet janë online deri më datë  16 mars 2018 dhe për më shumë informacion lutemi vizitoni linkun :  https://www.coimbra-group.eu/activities/scholarships/european-neighborhood.