Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të dytë Fakultetit të Shkencave të Natyrës se : 1- Regjistrimi në sesionin e Qershorit do të kryhet online nga data 23 Maj - 28 Maj 2014 2- Regjistrimi në sesionin e paradiplomimit do të kryhet online nga data 29 Maj - 2 Qershor 2014 3- Regjistrimi në sesionin e diplomimit do të kryhet online nga data 26 Qershor - 28 Qershor 2014 4- Brenda datës 30 Qershor 2014, ora 16:00 studentët e Ciklit të Dytë, Master i Shkencave dhe Master Profesional, duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit tezën e diplomës. Shënim 1 : Studentët e vitit të dytë , të Ciklit II , mund të regjistrohen në sesionin e paradiplomimit deri në 30 kredite. Shënim 2 : Studentët e vitit të dytë , të Ciklit II , nuk mund të futen në provime të mbartura të vitit I. Data 06 qershor shënon përfundimin e studimeve . Në rast se studentët kanë lëndë të mbartura ato do të regjistrohen deri ne 30 kredite në sesionin e paradiplomimit . Shënim 3 : Studenti i vitit të dytë, ka të drejtë të rishikojë deri në 4 lëndë përfshirën këtu edhe lëndë nga viti i parë. |