Faqja kryesore‎ > ‎

Rihapet Thirrja për Aplikime për Bursa Mobiliteti për Shkollën Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, në Kuadër të Programit Erasmus +, për Studentët e PhD të cilët janë njëkohësisht edhe staf të Universitetit të Tiranës

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për shkollën verore për studentët e PhD të cilët janë njëkohësisht edhe staf të Universitetit të Tiranës në Universitetin Radboud, Hollandë.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve të PhD të cilët janë njëkohësisht edhe staf i Universitetit të Tiranës.


Kohëzagjatja e bursave:

- Mobiliteti për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit)


Fushat e mobilitetit:

Info mbi shkollën verore në Universitetin Radboud: http://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/all-courses/

summer school in Europe, overview of summer courses ... Renowned academic staff from Radboud University, Radboud University Medical Centre and some of its ...


Bursat përfshijnë:

- Kompensimi ditor (160 EUR në ditë);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

EU programme for education, training, youth and sport

Dokumentat e nevojshme për aplikim: 

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e Pasaportës;

- Vërtetim studenti;

- Listë notash të studimeve të doktoraturës;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

- Certifikata e gjuhës së huaj angleze (niveli B2);

 

- Plani i mobilitetit për trajnim*;

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf


Afati për aplikime: 05 Maj 2017


Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt: “Aplikim për bursë  në Universitetin Radboud, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!