Faqja kryesore‎ > ‎

Sesioni i provimeve të verës viti akademik 2017-2018

CIKLI I PARË I STUDIMEVE

I.     Datat e provimeve për sesionin e provimeve të verës për studentët e Ciklit të Parë, Viti i Parë dhe viti i Dytë do të jenë nga data 18 Qershor - 13 Korrik 2018.

II.   
Datat e provimeve për sesionin e provimeve të verës për studentët e Ciklit të ParëViti i Tretë do të jenë nga data 11 Qershor - 29 Qershor 2018.

III.  Datat e provimeve për sesionin e paradiplomimit për studentët e Ciklit të ParëViti i Tretë do të jenë nga data 9 Korrik - 13 Korrik 2018.

Regjistrimi për studentët e Vitit të Tretë për sesionin e paradiplomimit do të kryhet pranë sekretarive të departamenteve në datat 2,3,4 Korrik 2018.

Shënim 1: Studentët e Ciklit të Parë të Studimit, viti i III-të, të cilët kanë provime të mbartura, mund t’i japin në sesionin e provimeve të verës deri në

datën 29.06.2018 
(ku mbaron sezoni sipas strukturës  akademike).  Për provimet  e parashikuara pas kësaj date studentët duhet ti shlyejnë provimet 

në sezonin e paradiplomimit.

Shënim 2 Bazuar në 

Nenin 52 dhe 54 të Rregullores së UT-ës, 

Studenti i vitit të fundit, që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me 30 kredite të pashlyera, ka të drejtë t’i likujdojë ato në paradiplomim.  

Studenti i vitit të fundit, ka të drejtë të rishikojë deri në 4 lëndë përfshirë këtu edhe lëndë nga vitet paraardhëse. 

Për rishikim note, studenti provohet vetëm njëherë dhe vetëm në sezonin e riprovimeve (të paradiplomimit) duke mbetur në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. 

Lutemi të regjistroheni

 në departament për sesionin e paradiplomimit, dhe të paraqisni kërkesë me shkrim për lëndët që do të rishikoni.

Shënim 3 :  Studentët të cilët nuk kanë kryer pagesës e tarifës së shkollimit nuk do të lejohen të futen në provime.

Për tu njohur me orarin e provimeve kliko : KETU

CIKLI I DYTË I STUDIMEVE

I.     Datat e provimeve për sesionin e provimeve të verës për studentët e Ciklit të Dytë të Studimit, viti I-rë, do të jenë nga data 25 Qershor - 13 Korrik 2018.

II.   Datat e provimeve për sesionin e paradiplomimit për studentët e Ciklit të Dytë të Studimit, viti II-të, do të  jenë nga data 11 Qershor - 14 Qershor 2018.

       Regjistrimi për studentët e Vitit të Dytë për sesionin e paradiplomimit do të kryhet pranë sekretarive të departamenteve në datat 4,5,6 Qershor 2018.

Shënim 2 :  Bazuar në 