Faqja kryesore‎ > ‎

SESIONI I PROVIMEVE TE VJESHTES, 04-15 SHTATOR 2017

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës se :

1- Regjistrimet për sesionin e vjeshtës (shtatorit) do të kryehen online nga profili i studentit nga  data 03 gusht deri më datë 28 gusht  2017.


2-  Bazuar në nenin 54 të rregullores së UT, kanë të drejtën e rishikimit të notës deri në 3 lëndë te vitit që ndjek studenti , studentët e vitit të parë dhe të dytë 

     në ciklin e parë të sudimeve bachelor  dhe  studentet e vitit të parë të ciklit të dytë  master i shkencave dhe master profesional  .

Studentët e vitit të fundit nuk kanë të drejtë të rishikimit të notës  . 


3-  Për studentët me statusin përsëritës

Bazuar në nenin  53 Riprovimet , të rregullores së  Universiteti i Tiranës ,  studenti i vlerësuar përsëritës në sezonet e rregullta të provimit ka të drejtë :

a) Të riprovohet në sezonin e vjeshtës deri në 30 kredite duke përfshirë si lëndët e vitit në vijim ashtu dhe ato të mbartura nga vite të mëparshme.

b) Të paraqitet në provim në vitin pasardhës, deri në dy herë për provimet e mbartura. Një herë në njërin nga sezonet e provimeve sipas përkatësisë së lëndës 

    që mbart dhe herën e dytë lejohet vetëm në sezonin e riprovimit.