Në mbështetje të nenit 53, paragrafi i parë, i rregullores së UT-ës dhe me kërkesë të Këshillit Studentor ju njoftojmë hapjen e sezonit të veçantë të provimeve për Ciklin e Parë dhe Ciklin e Dytë të studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 4 dhe 5 Maj 2017 . Në këto data nuk do të zhvillohet mësim . Regjistrimi për këtë sezon do të bëhet online nga data 11 Prill 2017 - 25 Prill 2017 në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës http://www.unitir.edu.al/. Shënim 1: Po ju rikujtojmë se në këtë sezon studentët kanë të drejtë të japin vetëm një provim nga lëndët e semestrit të parë . Shënim 2: Nuk do lejohen të futen në provim të gjithë studentët të cilët nuk kanë shlyer detyrimet financiare. |
Faqja kryesore >