Faqja kryesore‎ > ‎

Sezoni i diplomimit, muaji prill, viti akademik 2018-2019

Në kuadër të administrimit sa më të mirë të sezonit të diplomimit të muajit prill po ju informojmë se: 

 I. Regjistrimi per Provimin e formimit  për studentët e Ciklit të Parë dhe regjistrimi për Mbrojtjen e Diplomës  për studentët e Ciklit të Dytë

    të cilët kanë shlyer të gjitha provimet sipas planit mësimor do bëhet online ne datat 17, 18, 19, 20, 21, 22 Prill 2019. 


II. Provimi i formimit për studentët e Ciklit të Parë dhe Mbrojtja e Diplomës  për studentët e Ciklit të Dytëdo të bëhet në datën 26.04.2019.

    Ditën e provimit studentët duhet të paraqesin pranë degës të sekretarisë mësimore një fotografi MAT me përmasa 3.5x4.5 dhe një çertifikatë personale.

    SHËNIM : Nuk do lejohen të futen në provim të gjithë studentët të cilët nuk kanë shlyer detyrimet financiare.