Faqja kryesore‎ > ‎

SEZONI I TETORIT DHE SEZONI I DIPLOMIMIT VITI AKADEMIK 2015-2016

Në kuadër të administrimit të sezonit të Tetorit dhe diplomimit, ju informojmë se :

 

CIKLI I PARË I STUDIMEVE

 

Në mbështetje të nenit 53, paragrafi i parë, i rregullores së UT -ës, me kërkesë të Këshillit studentor, Dekani  ka  miratuar  hapjen e sezonit  të veçantë  të  provimeve për  Ciklin  e  Parë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 3, 4 dhe 5 Tetor 2016.

         1.      Regjistrimi i studentëve do të bëhet online në datat 23, 24, 25 dhe 26 Shtator 2016.

         2.      Në bazë të Vendimit Nr. 12, datë 06.09.2013 të Këshillit të Fakultetit “Për strukturën e provimeve në sezonin e veçantë tetor dhe prill”, po ju rikujtojmë se në këtë sezon studentët kanë të                   drejtë të japin vetëm një provim.

         3.     Provimi i diplomës për studentët e  Ciklit të Parë, Bachelor, viti i III për të gjithë programet e studimit dhe viti i IV për programin Biologji, sistemi me kohë të pjesshme,
                 do 
të zhvillohet në datën 11 Tetor 2016.

         4.     Regjistrimi i studentëve për provimin e diplomës do të bëhet online nga data 7 Tetor 2016 - 8 Tetor 2016.

CIKLI I DYTË I STUDIMIT

1.      Provimi i diplomës për studentët e  Ciklit të Dytë, sistemi me kohë të plotë dhe sistemi me kohë të pjesshme, do të bëhet në datën 30 Shtator 2016 në orën 09:00.

2.      Regjistrimi për Provim diplome për studentët e Ciklit të Dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional) të cilët kanë shlyer të gjitha provimet do të bëhet online 

         nga data në datat 23, 24, 25 dhe 26 Shtator 2016 në faqen zyrtare www.fshn.edu.al.

3.      Brenda datës 27 Shtator 2016, ora 14:00 studentët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së departamentit tezën e diplomës.