Faqja kryesore‎ > ‎

Sezoni i veçante i tetorit

Në mbështetje të nenit 53, paragrafi i parë, i rregullores së UT -ës, me kërkesë të Këshillit Studentor si dhe në zbatim të Vendimeve Nr.12 ,  datë 06.09.2013  " Për strukturën e provimeve  në sezonin e veçantë  tetor dhe prill " dhe Nr.15 ,  datë 04.10.2013 " Për miratimin e strukturës për vitin akademik 2013-2014 " të  Këshillit  të  Fakultetit, Dekani  ka  miratuar  hapjen e sezonit  të veçantë  të  provimeve për  Ciklin  e  Parë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve. Ky sezon do të zhvillohet në datat 1, 2 dhe 3 tetor 2014. Regjistrimi i studentëve do të bëhet online nga data 24 Shtator 2014 - 28 Shtator 2014.

 

Shënim 1: Në bazë të Vendimit Nr. 12, datë 06.09.2013 të Këshillit të Fakultetit “Për strukturën e provimeve në sezonin e veçantë tetor dhe prill”, po ju rikujtojmë se në këtë sezon studentët kanë të drejtë të japin vetëm një provim.

Comments