Faqja kryesore‎ > ‎

Shkolla dimërore "Informim dhe Privatësi" 2017

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në ambientet e Rektoratit të UT-së, në datat 23-27 Janar 2017 organizojnë 
Shkollën Dimërore “Informim dhe Privatësi “.

Kjo shkollë ka për qëllim informimin e studentëve, stafit akademik dhe administrativ për t’u njohur me drejtën kushtetuese të informimit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale. 
Në përfundim të kësaj shkolle do të pajiseni me certifikatë e cila përmban dy kredite.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e shkollës duke aplikuar në formularin e mëposhtëm dhe në adresën info@unitir.edu.al me subjekt aplikim për shkollën dimërore.