Faqja kryesore‎ > ‎

Shkolla Verore


MBI REALIZIMIN E SHKOLLËS VERORE NË FSHN, UT

13 deri 24 Korrik 2015

Në kuadër të Rrjetit ‘’Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve’’ dhe të Projektit të 

DAAD të miratuar për vitin 2015 ‘’Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore’’ me ID: 

57175715 në periudhën 13-24 Korrik 2015 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u 

zhvillua shkolla verore me temë ‘’Materialet e avancuar, aplikimet dhe 

karakterizimet e tyre” në periudhën 13 deri 24 Korrik 2015.

Në këtë shkollë verore morën pjesë gjithsej 25 studentë nga universitetet partnere 

të Rrjetit ndërballkanik të universiteteve shqipfolëse, respektivisht katër studentë 

Universiteti i Prishtinës Kosovë, katër studentë Universiteti Shtetëror i Tetovës 

Maqedoni, katër studentë nga Universiteti i Vlorës, katër studentë nga Universiteti i 

Elbasanit, katër studentë nga Fakulteti I Shkencave të Natyrës Universiteti i Tiranës 

dhe pesë studentë nga Fakulteti i Inxhinjerisë Mekanike dhe Fakulteti i Inxhinjerisë 

Matematike e Inxhinjerisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Lektorët dhe temat e shkollës verore ishinsi më poshtë:

Prof. Dr. Teuta Dilo nga FSHN, UT, ‘’Karakterizimi me difraksion me rreze X i 

materialeve‘’, 3 orë leksion.

Prof. As. Dr. Jozefita Marku nga FSHN, UT, Doktorante Erjola Reufi ‘’ Betoni dhe llaci 

i armuar me fibra’’, 3 orë leksion.

Dr. Eldi Lico nga FSHN, UT ‘’Biomaterialet, përdorimi, studimi i strukturës dhe 

vetive, si dhe proceset e prodhimit të tyre’’, 3 orë leksion.

Dr. Adhurim Hoxha nga FIMIF, UPT ‘’Nanomaterialet dhe përdorimet e tyre pjesa I’’, 

3 orë leksion.

Dr. Altin Gjevori nga FIMIF, UPT ‘’Nanomaterialet dhe përdorimet e tyre pjesa II’’, 3 

orë leksion.

Msc. Rezarta Qemalla nga laboratori i materialeve të ndërtimit KIBE 1 ‘’Llaçet për 

muratura dhe suva. Zgjedhja, aplikimi dhe mbrojtja e strukturave’’ si dhe ‘’Teste 

laboratorike’’, 6 orë leksion dhe praktikë.

Prof. As. Dr. Dervish Elezi nga FIM, UPT ‘’Materialet e Avancuar – Hyrje. Çeliqet e 

avancuar”, 3 orë leksion.

Prof. As. Dr. Emil Lamani nga FIM, UPT ‘‘Materialet kompozite’’, 3 orë leksion.

Prof. Dr. Hans Seifert, nga Karlsruhe Institute of Technology - Gjermani ‘’Aspekte 

termodinamike të materialeve të baterive’’ 3 orë leksion.

Prof. Dr. Ing Peter Hübner nga Hochschule Mittweida - Gjermani “Bazat e mekanikë

së thyerjes’’ dhe Zbatime – në materiale hekuri dhe qeramike’’, 6 orë leksion.

Prof. Dr. Ing Thomas Bier nga TU Bergakademie Freiberg - Gjermani ‘’Betonet me 

performancë të lartë për inxhinjerinë civile“; “Materialet funksionalë me bazë 

çimentoje në ndërtim, inxhinjerinë mekanike dhe elektronikë’’ dhe “Shkrimi 

akademik”, 9 orë leksion.

Në ceremoninë e hapjes së shkollës verore përshëndeti në emër të Dekanatit të 

FSHN zv. Dekane Prof. Dr. Majlinda Vasjari, e cila u uroi mirëseardhjen gjithë 

studentëve nga universitetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit dhe në emër të 

bordit të rrjetit “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” Prof. Dr. Teuta Dilo foli mbi 

historikun e rrjetit dhe të aktiviteteve të mbështetura financiarisht nga projektet e DAAD.

Shkolla verore kishte një program të ngjeshur me 6 orë leksion në ditë: 3 orë para 

dite dhe 3 orë pasdite. Studentëve ju jepeshin paraprakisht të printuara leksionet 

dhe gjatë zhvillimit të leksioneve kishte një pjesëmarrje aktive me pyetje dhe 

përgjigje. Leksionet ishin të një niveli të lartë teorik, me tematika bashkëkohore 

mbi programin mësimor të zhvilluar me studentët gjatë vitit akademik, me 

gërshetim të aspekteve teorike me aplikimet praktike në fushën e shkencës dhe të 

teknologjisë së materialeve. Një ditë e plotë u harxhua në Laboratorin e testimit të 

materialeve të ndërtimit KIBE 1 duke parë dhe realizuar edhe teste laboratorike. 

Përveç materialeve të printuara për përdorim ditor, studentëve dhe gjithë stafit të 

lektorëve ju dhanë me CD ose on-line të gjitha materialet didaktike të zhvilluara në 

shkollën verore.

Ditën e shtunë datë 18 korrik me të gjithë pjesëmarrësit e shkollës verore në 

kuadër të aktiviteteve social kulturore u organizua një eskursion nëpër Tiranë dhe 

në Krujë duke vizituar Muzeun historik të Skënderbeut, Muzeun Etnografik, pazarin 

karakteristik të Krujës si dhe panoramën shumë të bukur të vrojtuar nga ky 

pozicion. Ky eskursion la shumë mbresa tek të gjithë studendët dhe sidomos tek 

studentët nga Kosova dhe Maqedonia. Në datën 23 Korrik me pjesëmarrësit e 

shkollës verore u organizuanjë darkë përcjellëse me muzikë folk dhe moderne. Këto 

aktivitete luajnë një rol të madh në krijimin e lidhjeve më miqësore midis 

studentëve nga të gjitha trevat shqipfolëse midis tyre si dhe me lektorët.

Pas mbarimit të leksioneve u zhvillua nje seancë konsultimesh dhe provimi me 

shkrim. Teza e provimit përmbante 20 pyetje nga të gjithë leksionet e zhvilluara. 

Komisioni i korrigjimit përbëhej nga dy profesorat gjermane dhe tre shqiptarë nga 

tre fakultete të ndryshme.

Nga vlerësimet e provimeve u rendit në vendin e parë, duke u shpallur dhe fituese e 

çmimit special të shkollës verore, studentja e masterit shkencor 1 të kimisë 

industriale dhe mjedisore Vasiola Zhaka. Gjithashtu si Universitet i Tiranës ne u 

renditëm në vendin e parë duke u ndarë vetëm me një pikë nga Universiteti 

Politeknik i Tiranës, i cili zuri vendin e dytë. Në fund të shkollës verore studentëve 

ju dha një çertifikatë për pjesëmarrjen dhe realizimin me sukses të provimit. Volumi 

i leksioneve dhe i praktikave është ekuivalent me tre kredite në sistemin ECT.

Kjo është shkolla e njëmbëdhjetë verore që organizohet në kuadër të projekteve të 

DAAD ‘’Rindërtimi Akademik i Evropës Juglindore’’ të filluara që në vitin 2005. Dy 

shkolla verore janë organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i 

Tiranës në vitin 2009 dhe 2015. Nga gjithsej 11 shkolla verore të organizuara pesë 

herë vendin e parë e kanë zënë studentët e degëve të fizikës dhe të kimisë të 

fakultetit tonë, respektivisht në Universitetin e Prishtinës në 2005, në Universitetin 

Vlorës në 2008, në FSHN Universiteti i Tiranës në 2009, në FIM Universiteti 

Politeknik Tiranë 2012 dhe në FSHN Universiteti i Tiranës në 2015.

Në datën 24 Korrik 2015 u zhvillua ceremonia e mbylljes dhe e ndarjes së 

çertifikatave ku përshëndeti zv. Dekan Prof. As. Dr. Endri Xhina dhe Prof. Dr. 

Thomas Bier koordinatori I Rrjetit dhe i projektit të DAAD. Nga tëdy përshëndetësit 

vlerësuan realizimi me sukses të plotëi kësaj shkolle verore, përpjekjet e 

studentëve për përvehtësimin sa më të mirë të materialeve teorike dhe praktike të 

servirura nga lektorët, disiplina shumëe mirë gjatë realizimit të saj dhe kushtet e 

krijuara për mbarëvajtjen e saj.


Vlerësojmë maksimalisht dhe ndihmën e Dekanatit dhe administratës së

Fakultetit 
të Shkencave të Natyrës për kushtet e krijuara për zhvillimin

shumë normal të
shkollës verore në mjediset e fakultetit tonë.

 

Impaktet pozitive të projekteve të DAAD në kuadër rë Rrjetit “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” janë:

      Është realizuar një bashkëpunim i ngushtë dhe shkëmbim experience shumë i frytshëm ndërmjet pedagogëve të universiteteve shqiptare së pari midis tyre dhe së dyti midis universiteteve shqiptare me universitetet e Prishtinës dhe të Tetovës

      Është realizuar një bashkëpunim shumë efektiv dhe i dobishëm midis pedagogëve shqiptarë dhe lektorëve gjermanë në fushën e shkencës dhe teknologjisë së materialeve.

      Është realizuar një ngritje e nivelit të dipllomave të studentëve, të temave të masterit dhe të doktoraturave të pedagogëve nëpërmjet qëndrimeve të tyre në Institutin e Materialeve dhe në Institutin e Qelq Qeramikës dhe Materialeve të ndërtimit në TU Bergakademie të Freibergut dhe Universitetinn e Shkencave të Aplikuara në Mittëeida për realizimin e eksperimentimeve laboratorike, për grumbullim literature, për udhëheqje dhe konsultime nga ana e profesorëve gjermanë.

      Dy departamentet e Fizikës dhe Kimisë Industriale dhe Mjedisore realizuan hapjen e një Programi Mastër të Nivelit të Dytë për Shkencë Materialesh në vitin 2009. (Me ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë tashmëështë mbyllur)

      Janë pasuruar laboratorete karakterizimit të strukturës dhe vetive të materialeve me paisje, software dhe literature në FSHN; laboratoret në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin e Elbasanitdhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

 Antarët e bordit të rrjetit për FSHN UT

         Prof. Dr. Teuta Dilo

         Prof. As. Dr. Jozefita Marku

  


HISTORIKU DHE AKTIVITETET E RRJETIT “SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE”


Më 9 Nëntor 2005 në Universitetin Shtetëror të Tetovës u themelua një Rrjet bashkëpunimi I universiteteve shqipfolës të rajonit të Ballkanit në fushën „Shkenca dhe teknologjia e materialeve“. Rrjeti është zgjeruar dhe sot ka këta antarë:

Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg (UTBF)

University I Shkencave të Aplikuara Mittweida Rosswein (UShA)

Universiteti i Prishtinës (UP)

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)

Universiteti Shtetëror i Tetovës (UShTe)

Universiteti i Vlorës (UV)

Universiteti i Elbasanit (UE)

Universiteti i Tiranës (UT)

LVQ-WP Werkstoffpruefung GmbH (LVQ) me Seli në Muelheim/Ruhr Gjermani.

Laboratori i materialeve të ndërtimit KIBE 1 me seli në Durrës.

 

Rrjeti drejtohet nga një bord me antarëspecialistë nga fusha e materialeve nga të gjithë partnerët dhe konkretisht: Prof. Dr. Ing. Thomas Bier (UTBF- coordinator), Prof.Dr. Ing. Peter Hübner (UShA- coordinator), Prof. As. Dr Naim Syla (UP), Prof. As. Dr. Dervish Elezi (UPT), Dr. Adhurim Hoxha (UPT), Prof. Dr. Teuta Dilo (UT), Prof. As. Dr. Jozefita Marku (UT), Prof. As. Dr. Mira Shehu (UV), Prof. Dr. Bashkim Ziberi (UShTe), Dr. Altin Gjevori (UE), MSc. Rezarta Qemallaj (Kibe 1). Bordi I rrjetit çdo vit harton projekte dhe aplikon pranë DAAD për financime. Bordi diskuton dhe merr vendime për të gjitha aktivitetet e përbashkëta që zhvillohen në kuadër të projekteve të DAAD.


      HISTORIKU DHE AKTIVITETET E RRJETIT “SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE”

Më 9 Nëntor 2005 në Universitetin Shtetëror të Tetovës u themelua një Rrjet bashkëpunimi I universiteteve shqipfolës të rajonit të Ballkanit në fushën „Shkenca dhe teknologjia e materialeve“. Rrjeti është zgjeruar dhe sot ka këta antarë:

Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg (UTBF)

University I Shkencave të Aplikuara Mittweida Rosswein (UShA)

Universiteti i Prishtinës (UP)

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)

Universiteti Shtetëror i Tetovës (UShTe)

Universiteti i Vlorës (UV)

Universiteti i Elbasanit (UE)

Universiteti i Tiranës (UT)

LVQ-WP Werkstoffpruefung GmbH (LVQ) me Seli në Muelheim/Ruhr Gjermani.

Laboratori i materialeve të ndërtimit KIBE 1 me seli në Durrës.

 

Rrjeti drejtohet nga një bord me antarëspecialistë nga fusha e materialeve nga të gjithë partnerët dhe konkretisht: Prof. Dr. Ing. Thomas Bier (UTBF- coordinator), Prof.Dr. Ing. Peter Hübner (UShA- coordinator), Prof. As. Dr Naim Syla (UP), Prof. As. Dr. Dervish Elezi (UPT), Dr. Adhurim Hoxha (UPT), Prof. Dr. Teuta Dilo (UT), Prof. As. Dr. Jozefita Marku (UT), Prof. As. Dr. Mira Shehu (UV), Prof. Dr. Bashkim Ziberi (UShTe), Dr. Altin Gjevori (UE), MSc. Rezarta Qemallaj (Kibe 1). Bordi I rrjetit çdo vit harton projekte dhe aplikon pranë DAAD për financime. Bordi diskuton dhe merr vendime për të gjitha aktivitetet e përbashkëta që zhvillohen në kuadër të projekteve të DAAD.

 Aktivitetet e Rrjetit janë zhvilluar si më poshtë:

1.    Simpoziume “Materialet dhe Përdorimi i tyre”

2.    Shkolla verore dy javore,

3.    Leksione të lektorëve gjermanë në Universitete të ndryshme shqipfolëse të rajonit të Ballkanit,

4.    Workshope të bordit drejtues të rrjetit,

5.    Qëndrime të studentëve nga vendet e rajonit të Ballkanit në Gjermani (Freiberg dhe Mittweida) për punimin eksperimental tëtezës së diplomës dhe së masterit.

6.      Qëndrime studimore të mësimdhënësve universitarë dhe punonjësve të rinj shkencorë Gjermani (Freiberg dhe Mittweida),

7.    Qëndrime studimore të mësimdhënësve universitarë të regjistruar në programet e doktoraturave të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës për zhvillime eksperimentesh,

8.    Sigurimi i pajisjeve, librave dhe softëareve,

9.    Hartime të materialeve mësimore didaktike (skriptave) në gjuhën shqipe.

 

Realizimet e aktiviteteve të mësipërme ndër vite janë si më poshtë:

 

1.      Simpoziume “Materialet dhe Përdorimi i tyre” janë organizuar dhe zhvilluar:

      Në vitin 2002 në Universitetin Politeknik Tiranë,

      Në vitin 2003 në Universitetin e Prishtinës,

      Në vitin 2004 në Universitetin e Vlorës,

      Në vitin 2005 në Universitetin e Tetovës

      Në vitin 2006 në Universitetin Politeknik Tiranë.

      Në 2012 në Universitetin e Prishtinës u organizua Simpoziumi ku referuan të gjithë studentët që kanë zhvilluar eksperimentet e temave të diplomave dhe të masterave në TU Bergakademie Freiberg.

Në të gjitha simpoziumet kanë referuar profesorë gjermanë dhe studiues shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas nga të gjithë universitetet shqipfolëse mbi punën e tyre shkencore në fushën e shkencës dhe të teknologjisë së materialeve.

2Shkollat veroreme gjithsej 25 studentë pjesëmarrës janë organizuar dhe zhvilluar në universitetet e rajonit të Ballkanit si më poshtë:

      Në Prishtinë në shtator 2005

      Në Elbasan në korrik 2006

      Në Strugë në  gusht 2007

      Në Vlorë në korrik 2008

      Në Tiranë (në FSHN-UT) në korrik 2009

      Në Prishtinë (FSHN) në korrik 2010

      Në Tetovë shtator 2011 

      Në Tiranë (FIM-UPT) gusht-shtator 2012

      Në Vlorë korrik 2013

      Në Elbasan korrik 2014

      Në Tiranë (në FSHN-UT) në korrik 2015

Shkollat verore me tematika të larmishme kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe në ngritjen e nivelit të njohurive të marrura mbi programin tonë mësimor.

Ato kanë kontribuar dhe në krijimin e lidhjeve miqësore midis studentëve të trojeve shqipfolëse, në njohjen e territoreve dhe të trashëgimisë kulturore të vendeve tona, nëpërmjet dhe aktivitete të tjera.

3.               Leksione të lektorëve gjermanëjanë zhvilluar një herë në vit në të gjitha universitetet pjesëmarrëse. Në të gjitha ciklet e leksioneve të zhvilluara nga lektorët gjermanë në Universitetin Politeknik Tiranë, në Universitetin e Tetovës kanë marrë pjesë studentë të FSHNndërsa studentë të Universitetit Politeknik marrin pjesë në leksionet që zhvillohen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

4.                  Workshope të bordit drejtues të rrjetit

Janë diskutuar problemet e rritjes së cilësisë së mësimdhënies në shkencën e materialeve. Janë diskutuar dhe hartuar planete aktiviteteve për çdo vit si dhe propozimet për aplikime në projektet e DAAD.

5.               Qëndrime të studentëve në Freiberg Gjermani për punimin eksperimental të temës së diplomës.

Nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse në rrjet janë dërguar studentët më të mirë të interesuar për kërkime në fushën e shkencës dhe tëknologjisë së materialeve. Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës që nga viti 2006 deri në 2012 janë dërguar gjashtë studentë me nga katër muaj kohë qëndrimi, ndërsa nga 2013 deri 2015janë dërguar tre studentë me nga tre muaj kohë qëndrimi në Institutin e Materialeve dhe në Institutin e Qelq-Qeramikë dhe Materiale Ndërtimore. Studentët e degëve të fizikës dhe të Kimisë Induatriale dhe ndërtimore kanë realizuar eksperimentet në laboratoret e këtyre instituteve nën mbikqyrjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer të profesorave gjermanë..

6.                  Janë siguruar disa pajisje, libra dhe software për laboratoret e karakterizimit të materialeve në departamentin e fizikës dhe në departamentin e kimisë industriale dhe mjedisore të fakultetit të Shkencave të Natyrës Universiteti i Tiranës si dhe për laboratoret e universiteteve të Prishtinës, të Universitetit Politeknik Tiranë, universitetit të Elbasanit, Universitetit shtetëror të Tetovës.

7.                  Hartime të materialeve mësimore didaktike në gjuhën shqipejanë realizuar nga antarët e bordit përfaqësues të çdo universiteti për fushën e materialeve dhe karakterizimit të tyre për përdorim nga studentët e të gjithë universiteteve pjesëmarrëse. Bazë për këto skripta kanë qënë leksionet e mbajtura nga lektorët gjermanë të ftuar nga të gjithë universitetet e rrjetit.

8.                  Ndihmë për studentët doktorantë shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas të rregjistruar në shkollat e doktoraturës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës; Fakultetit të Inxhinjerisë Mekanike dhe Fakultetit të Inxhinjerisë Matematike e Inxhinjerisë Fizike të Universitetit Politeknik Tiranëme financimet e projekteve të DAAD duke ju mundësuaratyreqysh prej dy vitësh realizimin e shumë eksperimenteve nëGjermani në Freiberg dhe në Mittweida.

Comments