Faqja kryesore‎ > ‎

Shtyrjen e afatit te aplikimit per projekte dypaleshe ne fushen e kerkimit shkencor ndermjet Shqiperise dhe Kosoves deri ne 15.10.2019.

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyNGM4NTJhOTM3OWQzZDVlAgjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), njofton për, "Thirrje e hapur për aplikim projektesh bilaterale kërkimi shkencor me Kosovën"


Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më datë 1.12.2011, miratuar me VKM Nr. 265 datë 21.04.2010, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe të shkencës”,  Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare  për  Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), çel raundin e parë  të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Thirrja e parashikuar të mbetej e hapur përgjatë periudhës  15. 05. 2019 deri më 15. 08. 2019 është vendosur të shtyhet deri më datën 15.10.2019.

 

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë fushat e kërkimit shkencor dhe për të gjithë kërkuesit shkencorë.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë duke përmbushur kërkesat dhe formularët standard të aplikimit për projektet bilaterale.

 

Dokumentat do të dorëzohen në versionin hard- copy, pranë Agjencia Kombëtare  për  Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), brenda afatit të parashikuar në këtë njoftim, 15.10.2019.

 

Projekt- propozimet fituese, do të financohen për një afat kohor prej 2- vitesh, me grante të ndara për secilin vitit, të cilat do të jepen sipas kërkesës dhe në përputhje me tabelen financiare bashkelidhur në projekt- propozim.

 

Shuma e grantit për secilin vit, nuk do të jetë më lartë se 3000 EUR, të cilat do të konvertohen në ALL bazuar në  kursin e këmbimit në momentin e financimit.

 

Projekt- propozimi, do të përpilohet në gjuhën shqipe dhe do të dorëzohet njëkohësisht nga partnerët e projektit në agjencitë dhe shtetet përkatëse.

 

Në Shqipëri projekt- propozimi, do të dorëzohet në 3 (tri) kopje dhe do të jetë i shoqëruar nga Shkresa Përcjellëse, e cila nënshkruhet nga titullari i institucionit kërkimor. (Lutem referojuni Marrëveshjes si më lart shënohet).

 

Projekt- propozimet do të shqyrtohen dhe me tej vlerësohen, sipas sistemeve të miratuara të vlerësimit në secilin shtet, ndërsa fituesi do të shpallet pas krahasimit të vlerësimeve në të dy shtetet.

 

Për formatet e projekt-propozimeve lutem referojuni lidhjes bashkangjitur kësaj thirrjeje. 


P.S. Lutemi që të interesuarit për të marrë pjesë në projekte dypalëshe kërkimi-shkencor dhe në programet kombëtare përkatëse, për thirrjet në vazhdim t’u referohen faqes së re web, www.nasri.gov.al , pasi kjo do të jetë mënyra e vetme e komunikimit të thirrjeve në vijim. Në do të pasqyrohen të gjitha thirrjet e hapura për projekte kërkimi shkencor dhe detajet e aplikimit.  



Per te shkarkuar formularin e aplikimit klikoni KETU