Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik , Universiteti i Tiranës, organizoi në datën (17 prill 2015) në pallatin e sportit “Asllan Rusi” aktivitetin sportiv ‘Sport dhe Shkencë” në sportet basketboll (djem) , volejboll (vajza) dhe minifutboll (djem). Në hapjen e aktivitetit fjala përshëndetëse u mbajt nga Dekani i Fakulteit të Shkencave të Natyrës Prof.Dr. Mynyr Koni , Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule si dhe nga Zëvëndësministër i Zëvëndësministër i Arsimit dhe Sportit zoti Arbjan Mazniku . Skuadrat pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin nga grupet e studentëve të Ciklit të Parë të Studimit të të gjitha programeve që ofron Fakulteti i Shkencave të Natyrës . Gjatë kësaj dite u zhvilluan paralelisht të tre sportet , futboll , basketboll dhe volejboll , midis 10 programeve të studimit të Ciklit të Parë (Bachelor në: Biologji; Kimi; Kimi Industriale; Kimi Ushqimore; Bioteknologji; Fizikë; Matematikë; Informatikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Inxhinieri Matematike dhe Informatike).
Në fund të aktivitetit u ndan çmimet për vendet e para:
· Në lojën e volejbollit grupi fitues ishte i Ciklit të Parë të Studimit, Bachelor në Inxhinieri Matematike dhe Informatike.
· Në lojën e basketbollit grupi fitues ishte i Ciklit të Parë të Studimit, Bachelor në Informatikë.
· Në lojën e e minifutbllit grupi fitues ishte i Ciklit të Parë të Studimit, Bachelor në Kimi Industriale.
Studentët dhe grupet fituese u pajisën me çertifikata.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 300 studentë të ndarë në skuadra me nga 10 studentë (3 skuadra për secilin sport). Të pranishëm ishin rreth 1500 studentë të të gjithë departamenteve, FSHN, UT, si dhe stafi organizues i Departamentit të Edukimit Fizik, UT.
|
Faqja kryesore > Untitled >